TineK Home! 

Nuk ka pak kohe qe jam prezantuar me Tine K home. Kam mbetur e mahnitur nga stili i saj i bute dhe minimal. Ajo zgjedh materiale natyrale si lino per mbulesat e tavolines, apo dru bambuje per mobiljet, vazo qeramike dhe pasqyra te vjetra,  te gjitha keto per te mbushur shtepine e saj, shtepine Tine K. Ngjyrat e saj jane pak por me nuanca shume te vecanta. Roza mavi dhe Grija jane nje nder protagonistet kryesore te katalogut te saj, pranvere/vere 2015


Get inspired from Broste-Copenhagen!

Broste – Copenhagen ka nxjerre koleksionin e pranveres. Freskia dhe ngjyrat jane nje pranvere qe te pershkruajne mendjen dhe shpirtin. Bashkepunimi me ilustratoren dhe dezajneren grafike Silke Bonde i ka shtuar me shume karakter artistik dhe ngjyra natyrale te gjith koleksionit. Nje frymezim per pranveren qe nuk eshte larg dhe shume ide per ngjyrat qe duhet ti shtoj ambienteve.

Under the tree! 

Kete vit poshte pemes do te doja te kisha librat e Lotta Agaton. Do me mjaftonte vetem kopertina e tyre per te ndertuar gjith ato stilime dekoresh neper rafte dhe besoj shume qe brenda kane shume per te frymezuar. Lotta Agaton eshte nje stiliste interieri shume e suksesshme ne Stokholm. 

Christmas mood! 

Ne perpjekjet e mia per te bere disa dekorime vetem me leter, perdora leter kalk per te bere pemen e krishtlindjeve      …gabim.    Doli qe pema e madhe nuk qendronte nga vete pesha e letres dhe e vogla u deformua ne ate fare feje sa qe me teper ngjante me nje torte martesore tre dite pas eventit. Megjithate i dhashe vetes nje shtytje dhe u mundova ti fotografoj nga kende ku dukeshin sa me pak difektet. 

Photo © IrenLazi

H & M trends! 

H & M ka lancuar trendet veres, nderkohe qe ne nuk kemi shijuar akoma as mesin e dimrit.Te ben te lutesh per pak vere kur shikon atmosferen e paqte qe ka krijuar stilisti  Hans Blomquist. Linjat e pastra, tone natyrale, dizenjot me grafika, te kombinuara me elemente me ndricim metalik jane tendencat e veres. Besoj se me pelqen shume kjo gje.