TineK Home! 

Nuk ka pak kohe qe jam prezantuar me Tine K home. Kam mbetur e mahnitur nga stili i saj i bute dhe minimal. Ajo zgjedh materiale natyrale si lino per mbulesat e tavolines, apo dru bambuje per mobiljet, vazo qeramike dhe pasqyra te vjetra,  te gjitha keto per te mbushur shtepine e saj, shtepine Tine K. Ngjyrat e saj jane pak por me nuanca shume te vecanta. Roza mavi dhe Grija jane nje nder protagonistet kryesore te katalogut te saj, pranvere/vere 2015


Grannmarkt 13

Keni menduar ndonjehere per nje galeri arti, dyqan artizanal, hotel dhe  restorant, te gjitha nen catine e nje apartamenti 3 katesh.

Vincent Van Duysen, nje nga arkitektet me te mire ne Belgjike shfaqet me kete projekt  inovativ  qe pervec se nje interieri shume te bukur, ka edhe konceptin shume interesant. 
Ai thote ” eshte nje koleksion kuriozitetesh ku cdokush dhe cdo kat tregon nga nje histori. 

Muted vases! 

Keto vaso qeramike nuk e di se kush apo si kane perfunduar ne studion tone. U bene shume vite qe ne i perdorim si model per vizatimet tona dhe sa here te vizatuara bukur apo me pak bukur ato kane ate prezencen e tyre te heshtur qe i ben te rrine kaq mire ne cdo telajo, si ne pikture dhe ne fotografi. Prandaj ka ardhur koha qe tu gjej autorin dhe te mund te pasuroj cdo cep te studios me keto vogelushe kaq te dashura.

 

 

Photo ©IrenLazi